Java e Projekteve organizohet në Gjimnazin “Haxhi Zeka”, Istog

Data e Publikimit 6 Qershor 2021

Më 30 prill 2021 në Gjimnazin “Haxhi Zeka” u shënua dita përfundimtare e "Javës së Projekteve" aktivitet ky i përkrahur nga Programi “Përkrahje adoleshentëve pas mësimit të rregullt” – ASSET, financuar nga USAID. Kjo javë ishte e mbushur me aktiviteteve dhe shumë atraktive për nxënësit dhe mësimdhënësit.

Projektet u prezantuan grupi i gjuhës, shkencave natyrore, shoqërore, arteve dhe teknologjisë. Gjashtë projektet si:
1. Shtigjeve të jetës;
2. Dekorimi i ambientit të shkollës;
3. Për shëndetin e lumit dhe për ekologjin e lumit;
4. Vetëdijësimi për format e bullizmit në shkollë;
5. Programimi dhe Teknologjia,
6. Lojëra Sportive
u prezantuan në klasa dhe në korridorin e shkollës.

Java e Projekteve, u manifestua duke u bazuar në njohuritë e mësimdhënësve të fituara gjatë trajnimit në kursin Mësimdhënia e Bazuar në Projekte, metodë mësimore e cila mundëson konkretizimin e mësimit teorik, dhe ndërlidhjes së fushave/lëndëve të ndryshme mësimore në mes veti dhe me botën reale. Pika kryesore e e mësimdhënies së bazuar në projekte është se mësimi duhet të jetë një përpjekje bashkëpunuese mes mësimdhënësve dhe nxënësve.

Nxënësit ishin shumë entuziastë për këtë risi dhe rëndësinë për organizimin e aktiviteteve si Java e Projekteve e potencoi edhe nxënësi Artian Zogaj. “Unë kam fituar një përvojë të mirë gjatë angazhimit në Javën e Projekteve. Është e nevojshme të organizohen këto aktivitete dhe të preazntohen në prani të publikut” – tha ai.

Prezantim i produkteve finale

“Java e Projeketeve, ishte një javë më ndryshe dhe motivuese. Kjo javë na mësoi të kuptojmë sa i rëndësishëm dhe produktiv është Mësimdhënia e Bazuar në Projekte që ndërtori mësimin brenda një konteksti relevant dhe ku ne nxënësit u angazhuam” – u shpreh nxënësja e klasës 11/7, Fatjeta Gashi.

Fatjeta mëtutje shtoi se ky aktivitet ju nxorri në pah shkathtësitë e fshehura kreative, hulumtuese dhe bashkëpunuese.

Java e Projekteve dëshmoi se ky aktivitet nuk ishte diçka që nxënësit po e bënin për një notë, por ishte diçka që mund të nxjerr në pah aftësitë krijuese, kreative dhe talentet e fshehura.

Në fund, menaxhmenti i shkollës vendosi të ndajë mirënjohje për mësimdhënësit për z.Ibrahim Bytyçi dhe Lindita Kaliqani për Korrektësi dhe Cilësi në Bashkëpunim, për Programin ASSET për bashkëpunim dhe mbështjete në proceset që kontribuojnë në rritjen e cilësisë së arsimit dhe për nxënësin Armond Maxharraj - "Vullnetar i Vitit" - për kontribut vullnetar përgjatë tri viteve në Gjimnaz.